+355 4 2253177
16 Gusht 2014

Albanian ICT Awards

ICTS Media” organizoi edicionin e dytë të “Albanian ICT Awards”. Ky event përfshin shqiptarë profesionistë të fushës nga të gjitha trevat shqiptare.  Cmimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për vitin 2013 u ndanë në pesë kategori.

“ICT Inovacioni i vitit”, i cili u fitua nga Todi Thanasi nga Shqipëria  

“ICT Akademiku i vitit”, dhënë nga Fondacioni Dritan Hoxha, Kozeta Sevrani nga Shqipëria 

“ICT Mobiliteti i vitit”, Mentor Paçarada nga Kosova,

“ICT Diploma e vitit”, Lum Zhaveli nga Kosovë. 

“ICT Ylli në ngritje i vitit” shkoi për Evis Hoxha nga Shqipëriacmim që u dha nga Kryeministri Rama.

Duke bërë një analogji me revolucionin francez, ai theksoi edhe rëndësinë e zhvillimit të kësaj fushe në përgjithësi si dhe vlerësoi eventin.“Zhvillimet në teknologji dhe vecanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit janë mu si një revolucion po aq formësues dhe transformues për shoqërinë tonë. Ky aktivitet ka një rëdësi fort të posacme dhe puna e bërë nga Albanian ICT Awards përbën investim në vetvete në brendinë e këtij revolucioni për t’i folur të ardhmes me kurajo aty ku të tjerët shohin të tashmen dhe për t’iu drejtuar gjithë hapësirës mbarëshqiptare duke i rikutjuar se revolucioni është një vlerë themelore e një kohe tërësisht të re të komunikimit dhe se në fakt bota është vetëm një fshat global”, tha Rama. Në këtë aktivitet që përfshin edhe inovacionet, në fjalën e tij Kryeministri kujtoi edhe inovatorin e fushës së teknologjisë mediatike dhe medias në tërësi, themeluesin e Top Media-s, Dritan Hoxha.

“M’u kujtua Dritan Hoxha i cili besoj është mishërimi më i shkëlqyer në jetën tonë kështu sic po jetëojmë në hapësirën shqiptare i asaj që tha folësi që hapi këtë ceremoni se inovatorët e mëdhenj lindin dhe rritën nëpër garazhe, duke iu referuar Steve Jobs, por jo vetëm kaq, por Shqipëria, Kosova dhe gjithë hapësira shqiptare nuk janë aspak të disavantazhuara a cdo hapësirë tjetër kur vjen fjala tek inovacioni. Do të kishte qenë jashtëzakonisht e mrekullueshme që Dritan Hoxha do të ishte këtu me ne për të parë se si pas gurit të themelit që ai vuri, aty ku askush nuk imagjinonte se mund të kishte një themel, tani janë të tjerë që vit pas viti në fusha të ndryshme brenda botës së teknologjisë së informacionit po krijojnë produkte të reja. Nuk është aspak utopi që të besosh që ndër këta të tjerë, produkte po aq impresionuese sa ç’ishte produkti dixhital i Dritan Hoxhës do të ishte në hapësirën shqiptare dhe do të bëjnë jehonë edhe përtej hapësirës shqiptare”, deklaroi kryeministri Rama.

Kryeministri Rama përgëzoi organizatoret e aktivitetit duke thënë se ata dëshmojnë që Shqipëria dhe Shqipëria matanë, referuar termit të Dritëro Agollit për Kosovën, rritet e bashkuar në rrjetin ndërkombëtar të cmimeve me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Ai propozoi që pesë cmimeve të ICT, t’u shtohet edhe ai i Kryeministrisë për Gruan e Vitit në Inovacion. “Fondacioni Dritan Hoxha” ka mbështetur këtë nismë mbarëkombëtare për të dytin vit radhazi duke vlerësuar rëndësinë që ka teknologjia e informacionit dhe komunikimit në cdo fushë të jetës.

Vjollca Dako, drejtore e Fondacionit Mediatik Dritan Hoxha: Ndërsa zhvillimi i shpejtë teknologjik kalon kufijtë e asaj që mund ta imagjinojmë dhe lehtëson jetët tona, kur komunikimi mes nesh nuk njeh më kufij hapësinorë dhe kohorë, të rinjtë shqiptarë, dhe jo vetëm të rinjtë, ashtu si në cdo vend të botës rendin për të kapur kohën. Është organizimi i këtij eventi që e dëshmon këtë realitet më së miri.

Kushtrim Sala, bashkethemelues i ICTS Media: Nuk është vetëm sponsor, është një mbështetës strategjik i Albanian ICT Awards ku ne si organizatorë kemi menduar që në ditën e parë kur kemi hedhur ideimin për krijimin e këtij evenimenti, ta lidhnim me një personazh që vërtet kishte vlera për këtë komb dhe nëse dikush, nëse do kishte prap një Jeronim de Rada të dytë, ai është Dritan Hoxha.

Në konkurim ishin në total 51 aplikantët nga Shqipëria e Kosova, të cilët paraqitën platformat e tyre në fushën  e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.