CIKLI I VIDEO-DOKUMENTARËVE “RRATHË III”

CIKLI I VIDEO-DOKUMENTARËVE “RRATHË III”

Këto janë vetëm disa nga sekuencat e 18 videodokumentarëve të prodhuar në ciklin televiziv “Rrathë 3”, produkt i Fondacionit “SOROS”, partner i të cilit për të tretin vit radhazi është edhe Fondacioni “Dritan Hoxha”.

“Ky është viti i tretë që e organizojmë. Është viti i tretë që përpiqemi që, nëpërmjet një ndihme modeste tonën, t’iu japim e t’iu përcjellim një besim këtyre të rinjve. Një besim për të na sjellë një pamje tjetër, gjithmonë një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të përtypim ditë përditë nga ajo që kanë sjellë mediat e në të përditshme”, u shpreh Andi Dobrushi, drejtor i Fondacionit “SOROS”.

Drejtori i Redaksisë “Rrathë 3”, Fatos Baxhaku tha se, një element i rëndësishëm i gjithë këtij zinxhiri është besimi.

“Ky edicion është i treti i rrathëve, që më sjell ndërmend një fjalë që quhet besim. Në fakt e gjithë historia e rrathëve deri në këtë edicion ka në thelbin e saj besimin. Andi dhe Ilda na besuan neve, ne i besuam njëri-tjetrit, ashtu sikurse juve, ndërsa ju na besuat neve. Top Channel iu besoi punëve tuaja e kështu me radhë”, deklaroi Fatos Baxhaku, drejtor i Redaksisë “Rrathë 3”.

“Ky është një sistem, i cili ka mundur të filtrojë rreth 400 projekte dhe janë finalizuar rreth 70 projekte prej tyre. Ky është një numër jashtëzakonisht i madh, po të marrësh parasysh investimin e vogël që ka pasur në dispozicion. Falënderoj redaksinë sepse ka bërë një punë të jashtëzakonshme e fantastike deri në detaje më të vogla”, tha Ilir Butka, nga juria e “Rrathë 3”.

Dhjetëra të rinj nga i gjithë vendi kanë qenë pjesë e këtij konkursi, i cili është finalizuar me 5 çmime për videodokumentarët më të mirë.

“Unë do të ndaj sonte Çmimim ‘Dritan Hoxha’, me motivacionin për mënyrën e veçantë të zgjedhjes së temës, për formën shumë njerëzore të raporteve mes autorëve dhe personazheve, si dhe për ngulmimin në zbulimin e karaktereve dhe historive njerëzore. Ky çmim shkon për Anis Leka, me dokumentarin ‘Pasqyrë’”, prezantoi çmimin e Fondacionit “Dritan Hoxha”, drejtoresha Vjollca Dako.

Cmimet e Konkursit Mediatik “RRATHE” 2015 :

Fitues i Cmimit te Pare : Lorin Terezi me “MUNGESE”

Fitues i Cmimit te Dyte : Elisa Gjerani me “NE”

Fitues i Cmimit te Trete: Emiljo Leka me “NE RRUGE”

Fituese e Cmimit “Dritan Hoxha” : Anis Leka me “Pasqyre”

Cmimi Special : GRUPI “ATA”