19 Gusht 2014

Dritan Hoxha, 5 vjet nga ndarja

Një rrëfim krejt i veçantë, jashtë kornizave dhe që mundohet të sjellë sa më komplekse figurën e Dritan Hoxhës, njeriut që ndryshoi mentalitetin e një gjeneratë të tërë shqiptarësh dhe që revolucionarizoi tërësisht tregun mediatik në Shqipëri.

Pese vjet nga ndarja e parakohshme nga jeta, Top Media ka kujtuar themeluesin e saj, ne shfaqjen e nje dokumentari te realizuar me deshmi te familjareve, miqve e bashkepunetoreve dhe qe sjellin portretin human te babait, bashkeshortit, shokut, mikut apo ate inovativ te drejtuesit e gjeniut.

“Ky dokumentar, pesë vjet pas ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Medias, njeriut tonë të dashur, prindit, bashkëshortit, drejtuesit, bashkëpunëtorit, mikut apo shokut të shumë prej të pranishmëve në këtë sallë, është një rrëfim mbi jetën dhe punën e tij, një rrëfim për mënyrën se si një i ri kapërceu kufijtë dhe theu tabutë e një realiteti të vështirë dhe solli një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin e tij.Dokumentari me një pjese të kolonës zanore këngët e tij të preferuara, pasqyron natyrën optimiste të Tanit dhe filozofinë e tij, e cila vazhdon të reflektohet edhe në punën e Top Medias sot”, thotë Vjollca Dako, drejtoreshë e Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”.

Dokumentari eshte nje veshtrim ne retrospektive mbi jeten e njeriut qe ndryshoi rrenjesisht jo vetem tregun mediatik por edhe mendesine shqiptare.

Dritan Hoxha, me intuiten,idete, vizionin dhe endrren e tij punoi me pasion dhe perkushtim ne çdo hap, per te sjelle tek shqiptaret nje menyre te re te menduari, te beri media, e cila shume shpejt u shnderrua ne zerin, figuren, ekranin me te dashur te shqiptareve.

Duke u bazuar ne arkivat personale dhe kujtimet e atyre qe e kane njohur ate, vjen per pubikun historia frymezuese dhe gjitheperfshirese e nje njeriu te veçante.

“Dritan Hoxha është përkrahësi i mendimit të lirë, i kulturës përparimtare i qytetërimit të shqiptarëve”, thotë profesor Kristo Frashëri.

“Për mua nuk është më vetëm fizikisht, sepse ai në familjen time është i përbërë nga katër yje”, thotë bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha.

“Unë jam shumë krenare për punën e babait tim. Ne të katërt duam dhe do të vazhdojmë punën që ai la përgjysmë”, thotë Sara Hoxha, një prej vajzave të Dritan Hoxhës.

Krahas dokumentarit, ne kete pervjetor te dhimbshem, familjaret, miq dhe punonjes se Top Medias kane zhvilluar edhe nje vizite homazh ne varrezat ku prehet Tani, njeriu me te cilin ata paten ndare nje pjese te madhe te jetes, vite te tera pune, sakrifica, arritje dhe gezime.

Prane varrit te tij gjate paradites se te enjtes jane kryer nderime dhe jane vendosur buqeta me lule, jane ndare kujtime dhe momentet me te bukura qe gjithsecili ka patur me Tanin, e natyrshem edhe dhimbje e lot per ate qe tashme u mungon te gjitheve.