Konkursi vjetor për gazetarët e rinj

Konkursi vjetor për gazetarët e rinj

Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha” në inkurajim të gazetarisë cilësore dhe me synime për promovimin e gazetarëve të rinj shqiptarë, që prej vitit 2011 organizon çdo pranverë, konkursin vjetor “Dritan Hoxha” për gazetarët e rinj

Fondacioni inkurajon gazetarë të rinj, të sjellin modele të reja të të shkruarit me qëlllim për të pasuruar mendimin profesional në zhanre të ndryshme të gazetarisë së shkruar.

Fondacioni vlerëson me një çmim prej 1000 euro fituesin e konkursit për krijimin më të mirë, i cili selektohet prej jurisë së përbërë nga gazetarë të njohur në shtypin dhe në mediat audiovizive kombëtare.

Materialet më të mira publikohen në gazetën “Shqip” dhe në televizionin “Top Channel” dhe fituesit ftohen të bashkëpunojnë me Fondacionin “Dritan Hoxha” në projekte të ndryshme.

Foto nga ceremonia e mbylljes se konkursit te dyte, 23 maj 2012