Cikli i video-dokumentarëve “Rrathë II”

Cikli i video-dokumentarëve “Rrathë II”

Histori njerëzish, investigim, por edhe videodokumentarë të realizuar nga të rinj dhe studentë që sjellin një këndvështrim krejtësisht të ri dhe origjinal, jo vetëm në ide, por edhe në realizim.
Drejtori i Fondacionit SOROS, Andi Dobrushi gjatë cermonisë së ndarjes së cmimeve tha se përmes këtij projekti i jepet zë dhe mundësi këtyre të rinjve që për arsye të ndryshme nuk gjejnë hapësira mediatike.
“Diversiteti ka qenë i jashtëzakonshëm. Janë 49 histori, 49 jetë personale, 49 individë të jetës shqiptare që na sjellin ne gjithmonë dicka të re, dicka të ndryshme nga përditshmëria. Unë do të citoj mikun dhe bashkëpunëtorin tonë të ngushtë, Fatos Baxhakun në një artikull të vetin; lajmi i madhe dhe lajmi i vogël, ne jemi pjesë e lajmit të vogël”, tha Dobrushi.

Drejtori i redaksisë “Rrathë II”, Fatos Baxhaku tha se fryma dhe energjitë që sollën këta të rinj, përmes punës së tyre e bëri të bukur, por edhe më energjik bashkëudhetimin me ta.

“Jam shumë i nderuar që kam kontribuar sado pak në këtë projekt që i jep jetë mendjeve të lira. Unë do të uroja të isha aq i mirë sa janë ata, nga i pari tek i fundit, jo vetëm fituesit, sepse kanë vënë mendjen në veprim, na kanë sjellë një këndvështrim tjetër, na kanë sjellë teknologji të reja, na kanë sjellë një oksigjen tjetër”, tha Fatos Baxhaku. Për disa muaj, redaksia “Rrathë II” ka punuar për të përzgjedhur të rinjtë fitues, por edhe për t’i ndihmuar ata në punën e tyre.

“Gjithsej ishin 160 aplikantë, nga të cilët u përzgjodhën 25 prej tyre të financuar dhe prodhuar dokumentarin e tyre dhe pasi këto u realizuan, ne pa bashkëpunimin shumë të rëndësishëm dhe Fondacionin Dritan Hoxha, nuk do mundnim që këto punime t’i sillnim pranë një publiku të gjërë sic është audienca e kombëtare e një televizioni kombëtar sic është televizionit Top Channel”, thotë Ilda Bakshevani, Koordinatore e Programit, fondacioni “Soros”.

Vjollca Dako, drejtore ekzekutive e Fondacionit Dritan Hoxha: Në kuadër të këtij bashkëpunimi, unë kam nderin që t’i dorëzoj një cmim special për një ndër punët që u cilësua si ndër më të mirat, pjesëmarrëse dhe konkuruese, për një gjetje të re në fushën e prodhimeve të videodokumentarëve, për një përdorim të arrirë të mjeteve të sotme të teknologjisë së komunikimit si dhe një trajtim mjeshtëror të njërës prej temave më të prekshme që ka përfshirë sot shoqërinë shqiptare, cmimi special i Fondacionit Dritan Hoxha shkon për dokumentarin Merimanga, realizuar nga Emiljo Leka”.

Në fund të kësaj ceremonia janë shpërndarë 5 cmimet e përzgjedhura nga një juri profesionistësh.

CMIMI I PARË “25-Vjec” – Autore: Elisa Gjerani

CMIMI për Video-Dokumentarin më të Mirë: “Të gërmosh jetën” – Autor: GertSelenica

CMIMI për Videon me Pjesëmarrje : “Bullizmi” – Autore : Amela Caci dhe Anxhela Koci

CMIMI Inkurajues për Median Investigative: “Funeral” – Autor Kreshnik Ibrahimi