+355 4 2253177
16 Gusht 2014

“Summer Fest”

“ Summer Fest”  është një turne veror i organizuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha” me mbeshtetjen mediatike të televizionit Top Channel dhe bashkive të qyteteve. Ky event u zhvillua për herë të parë në vitin 2012 në 6 qytete të Shqipërisë: Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë, Pogradec, Korçë. Ne vitet ne vazhdim ky event u zhvillua dhe pertej kufinjve te Shqiperise ne Ulqin, Struge, Prishtine. Cdo vit ne secilin qytet eshte zhvilluar ne mbremje spektakli televiziv ” Summer Fest” .Në çdo qytet eventi nisi me zhvillimin e një panairi “Open Day”, ku morën pjesë kompani të ndryshme mbeshtetëse, si dhe kompani vendase të cilat ekspozuan produkte shqiptare. Pjesë e spektaklit kanë qenë këngëtarë dhe grupe të njohur të muzikës së lehtë nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Në “Summer Fest” kanë marrë pjesë artistë ndër më të mirët e tregut muzikor, si Flori Mumajesi,Vesa Luma, Big Basta, Samanta Karavello ,Ronela Hajati, Marsela Cibuku, Besa  Kokedhima, grupi  Kaos , Dj Blunt ft Real 1 , Eneda Tarifa, Eugent Bushpepa, por dhe zëra si Adelina Ismaili. Përveç emrave të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, pjesë e këtij spektakli ishin dhe konkurentët e edicionit të parë të talent show-t “The Voice of Albania“. Këngetarë të rinj të talentuar, të cilët premtojnë shumë falë talentit dhe pasionit të tyre. Në çdo qytet u konceptua një show i ndryshem, me elemente të veçantë që përshtateshin me traditën dhe kulturën e qytetit. Trupa e Baletit të Top Channel në çdo qytet solli performanca të veçanta dhe moderne.Mode, panaire, si dhe konkurimi  “ Dance Zone” me Klajdi Selimin, grupe breakdance, dubstep free style . Gjate koncertit u transmetua nje kartoline disa minuteshe televizive e qyteteve, e cila evidentonte dhe promovonte vlerat kulturore dhe turistike te qytetit. Në çdo qytet, janë zhvilluar sfilata nga modelet të reja “Number One Model of Albania”. Projekti promovon qytetet e Shqipërisë, por dhe qytetet jashtë kufinjve, vlerat kulturore dhe turistike. Turneu u mirëprit nga të rinjtë, turistët dhe gjithë qytetaret e vendeve ku udhëtoi dhe performoi “Summer Fest ”.