“Unë Flas” (www.uneflas.al) është një projekt që synon t’u japë zë qytetarëve për problemet e tyre, për të folur hapur pa çensure mbi çështje që i shqetësojnë. Qëllimi i këtij projekti është nxitja e çdo qytetari për të kryer një akt qytetar, për të folur.
Gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm kudo ku ka probleme, ndaj janë qytetarët ata që mund të përcjellin shqetësimet dhe opinionet e tyre.
Gjithashtu ky projekt synon të promovojë gazetarine investigative nëpërmjet temave dhe problemeve që ngrenë vetë qytetaret. Forcimi i rolit të gazetarisë investigative në zbulimin dhe denoncimin e shkeljeve apo në publikimin e të vërtetave të pathëna. “Unë Flas” do të jetë një platforme e re multimediale, që do të përpiqet do të promovojë në vetvete gazetarinë qytetare dhe atë investigative.
“Unë Flas” është projekt i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha” dhe realizohet me mbështetje financiare të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” .